Art & Kulturë

Shënohet “Java e Personave të Pagjetur” në Kosovë, aktivitete në përkujtim të të zhdukurve gjatë luftës

Java e fundit e prillit shënon “Javën e Personave të Pagjetur” në Kosovë, në funksion të së cilës, zyra e Kryeministrit Kosovar, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur axhendën e aktiviteteve që do të zhvillohen prej 23 prillit e deri më 27 prill.

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, organizojnë shënimin e ‘Javës për Personat e Pagjetur’ në vigjilje të shënimit të 27 prillit – ditës së të pagjeturve të Kosovës”, ka njoftuar qeveria kosovare.

Mëposhtë gjeni axhendën e Qeverisë për këtë ditë:

Sot nga ora 09:00 janë vendosja e luleve të përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës);

Më 24 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Obiliqit;

Më 25 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Vushtrrisë ;

Më 26 prill 2018, do të realizohen aktivitete lokale në nderim dhe përkujtim te të gjithë personave të zhdukur dhe të rënëve për lirinë e vendit;

Më 27 prill 2018, duke filluar nga ora 12:00, mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës.

As 19 vite pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).