Art & Kulturë

Secili çmendet sipas mënyrës së vet

Romani i autorit Stefan Çapaliku “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” trajton njëzet vitet e fundit të sistemit komunist në Shqipëri. Historia nis në vitin 1967, kur Shqipëria u shpall shtet ateist dhe përfundon në vitin 1985 me vdekjen e të “Plotfuqishmit”, liderit të partisë dhe shtetit Enver Hoxha. Romani është botuar deri më tani në Francë, Itali, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bullgari, dhe së fundmi edhe në Gjermani. Përkthyesja në gjermanisht e librit, Zuzana Finger, do të ndajë përvojën e saj të përkthimit dhe do të lexojë edhe disa pjesë në gjermanisht, duke u alternuar me autorin, i cili do të lexojë në shqip.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).