Art & Kulturë

Së shpejti vjen N’GAZ

Së shpejti në kryeqytet do të rikthehet zhurma e makinave të vjetra bashkë me nostalgjikët e tyre duke improvizuar edhe sport, edhe art brenda në një festë që do të zgjasë 3 ditët e para të nëntorit. E organizuar edhe në kuadër të 20-vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Tirana Retro do të ofrojë përmes mjeteve historike shqiptare dhe ritmeve Jazz & Sëing një atmosferë ndryshe në sheshin “Skënderbej”.

“N’GAZ na mbledh në 1-3 nëntor për t’u parë mes mjeteve historike e festës së 20-vjetorit të DPSHTRR, në vitin e rimëkëmbjes dhe kthesës drejt modernizimit radikal të shërbimeve të transportit rrugor! Festojmë së bashku me ritme Jazz & Sëing për të rikthyer nostalgjinë e stilit RETRO!” shprehet Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).