Art & Kulturë

“Ora e përrallave”, fëmijët e kopshteve i bashkohen Tetorit të Librit

Teatri i Kukullave në Tiranë nisi këtë sezon artistik projektin e ri “Ora e përrallave”, në kopshtin nr. 31 të kryeqytetit. Ky projekt filloi me nismën e Ministrisë së Kulturës, tetori i librit, dhe do vazhdojë në muajt në vazhdim edhe në kopshtet e tjera.

Sot projekti “Ora e përrallave” u ndal në kopshtin nr. 42 në kryeqytet ku fëmijët shijuan leximin e librit të tyre të preferuar “Rosakun e shëmtuar”.

“Ora e përrallave” sot në Kopshtin nr. 42. Fëmijët dëgjuan me vëmendje “Rosakun e shëmtuar”. Një ditë ndryshe për këta yje që na falin dashuri”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ky projekt i bashkohet Tetorit të Librit një nismë kjo e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, ku në fokus të saj është libri dhe leximi si dhe sensibilizimi i brezit të ri drejt librit, proces ky që i bën ata individë të denjë për shoqërinë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).