Samsung Galaxy S9, S9+ rrëzon nga froni iPhone X

Më 25 shkurt kompania Samsung prezantoi dy modelet e saj të rinj, Galaxy S9 dhe S9+ në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë.

Të gjithë sytë e botës teknologjike u drejtuan drejt këtyre dy smartphone-ve dhe nisur nga pritshmëria e lartë e tyre, filluan t’i analizonin elementët përbërës të S9, S9+ duke e krahasuar me iPhone X.

Sipas DisplayMate, një kompani që vlerëson cilësinë e ekraneve të telefonisë, raporton se ekrani i smartphone-ve të rinj të Samsung ua kalon të gjithë telefonave të tjerë.

“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, Galaxy S9 ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekraneve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”, është shprehur zëdhënësi i DisplayMate.

Kështu, ai ka hedhur nga froni iPhone X, i cili mbante më parë këtë çmim. Galaxy S9 & S9+ kanë respektivisht ekrane 5.8 e 6.2 inch dhe janë të dy të pajisur me teknologjinë OLED e rezolucion QuadHD+, që sjell një cilësi të jashtëzakonshme imazhi.