Art & Kulturë

“Sailed Away” – filmi i madh i një vogëlusheje si Rei

Të gjithë kanë ëndërra dhe dëshira, por pak kanë guximin t’i përjetësojnë ato.

Pasditen e së dielës, në kinema ‘Millenium’ u mbajt premiera e filmit “Sailed Away”, me skenar dhe regji të Rei Korkutit, një vajzë shumë e re në moshë, vetëm 13-vjeç.

Para se të niste filmi, e ëma e Reit, njëkohësisht edhe producentja, tha: “Më erdhi një ditë me skenar në dorë dhe më tha, që dëshironte të bënte një film. Nuk e mora shumë seriozisht, thashë se ishte një dëshirë që do t’i kalonte, deri sa më paraqiti një list aktorësh, të bërë nga vetë ajo”.

Dy fjalë tha edhe Rei: “Fëmijët e sotëm, shpesh akuzohen se nuk janë të aftë të përballen me jetën reale, duke u përqendruar tek kompjuteri apo celulari. Unë dua ta thyej këtë stereotip, duke treguar përpjekjen e pesë fëmijëve, për të mbijetuar të vetëm në mes të detit”.

Në premierën e filmit kishte mjaft personazhë të njohur: Henri Çili, Erjon Kristo, e nuk munguan as figurat më në zë të kinemasë: Saimir Kumbaro, Mevlan Shanaj, Besnik Bisha.

Por pjesëmarja e veçantë e të madhit Dhimitër Anagnosti, e bashkëshortes së tij, Roza, ishte ajo çka bëri akoma më të veçantë këtë event.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).