Art & Kulturë

Rrezikohen shtëpitë-muze të Gjirokastrës, ja si paraqitet gjendja e tyre

Qyteti i Gjirokastrës prej 13 vitesh bën pjesë në listën e trashëgimisë botërore të UNESO, por gjendja e shtëpive të tij muze është e mjerueshme.

Sot, numërohen 57 banesa të kategorisë së parë në këtë qytet, por 28 prej tyre janë në gjendje të pabanueshme. Ndëkohë, deri më sot, janë shembur me dhjetëra banesa muzeale dhe një tjetër pjesë e mirë e tyre po shkon drejt rrënimit.

Përfaqësuesit e shtëpive të kësaj kategorie kanë deklaruar se prej kohësh kanë kërkuar rehabilitimin e banesave të tyre që ato të mund të bëhen sërish të banueshme, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet përkatëse.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga disa specialistë vendas dhe të huaj, janë konstatuar rreth 600 objekte muzeale në qytetin e Gjirokastrës, por një pjesë e konsiderueshme e tyre është zhdukur nga harta e monumenteve.

Rreth 2 vite më parë, Ministria e Kulturës ka pasur në dorë projektin për rehabilitimin e 22 banesave dhe pagëzimin e tyre me emrat e shkrimtarëve siç ishin banesa e Kabilatëve, Lolomanit, Farie-Duro e Musine Kokalari, të cilat janë monument kulture i kategorisë së parë.

Megjithatë, investime në qytetin e gurtë nuk janë bërë gjatë kësaj kohe.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).