Robert Ndrenika: Unë nuk jam kundër Teatrit të ri

Robert Ndrenika, në një intervistë për Dita, thotë se shqetësimi i tij nuk është fakti që do shembet Teatri Kombëtar dhe do të ndërtohet një i ri. “Miku im, ka një keqkuptim të madh në gjithë këtë histori. E vërteta është se Robert Ndrenika nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe dinjitoz. Ajo që unë kundërshtoj është tjetër gjë: është përvetësimi i asaj toke nga kushdoqoftë. Ajo hapësirë, le ta quajmë fushë, (sepse fushë do të bëhet kur të ndërtohet godina e re) u përket artistëve dhe nuk duhet ta prekë askush… Le ta marrin vesh të gjithë thelbin e shqetësimit tim në këtë protestë…”, ka thënë Ndrenika në një intervistë për Gazetën Dita.