Koncert “Orkestra Filarmonike e Tiranës”

Festa e Muzikës si pjesë e projektit “Zërat e Bardhë”, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë do të ketë pjesë të programit dhe koncertin e Orkestrës Filarmonike të Tiranës. Nën dirigjimin e Arben Llozit do të interpretohen pjesë nga veprat botërore të W.A. Mozart, B. Britten e O. Respighi.
Një mbrëmje me muzikë të mirë për të mbështetur fëmijët në nevojë.