Bashkia e Lezhës ka rikthyer çmimin letrar “At Zef Pllumi”, pas një shkëputjeje 4-vjeçare.
Botimet më të mira në publicistikë, memorialistike dhe monografi u vlerësuan nga kjo njësi vendore, në një aktivitet organizuar me pjesëmarrje mjaft të gjerë. Çmimin letrar “At Zef Pllumi” u krijua në vitin 2012 nga ish-komuna Shëngjin, me iniciativë të Preç Zogajt dhe Agron Gjekmarkajt.
Juria e përbërë nga Alfred Lela, Jonila Godole dhe At Vitor Dema, shpalli fituesit në kategorinë publicistikë Belina Budinin, memorialistikë Vera Bekteshin dhe monografi Sabri Hamitin.