Kaba Festival 2.0 pas suksesit të dy viteve të shkuara rikthehet për t’i dhënë sërish Korçës një atmosferë të mrekullueshme. Gjatë muajit shkurt do të zhvillohen katër shfaqje ku edhe do të performojnë artistë shqiptarë dhe të huaj.
Festivali është çelur me performancën e Redi Hasa trio, e cila ka sjellë në formë bashkëkohore lidhjen e rrënjëve muzikore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në datën 16 shkurt do të performojë Mario Mariani. Një riinterpretim, ose më e saktë të thuhet një rishkrim i pjeseve më të famshme të Rossinit, interpretuar nga piano kreative e Marianit. Nga kompozitori i famshëm tek bashkëqytetari i tij poliedrik, i cili gjithmonë ka punuar sipas motos “një tjetër piano është e mundur”.
Mario Mariani datëlindje 1970 është një kompozitor avant-gard italian, pianist dhe interpretues i fuqishëm dhe i njohur për tingujt e tij të pazakontë. Stili i tij shkon nga muzika bashkëkohore në shfaqje teatrore, muzikë për filma (Festivalet e Cannes, Venezia, Neë York, dhe Berlinit) dhe për televizion. Mban mbi shpatulla rreth 1.000 koncerte në mbarë botën, si solist, me ensemble dhe orkestër, apo artistë multidisiplinaë.
Më pas në datën 24 Shkurt performon Etibar Asadli Trio.
Dhe në datën 28 shkurt performon Alcedo Folk Band.
Disa nga shfaqjet teatrale që të gjithë artdashësit mund të ndjekin në Korçë janë si më poshtë:
Më datë 20-21 shkurt rikthehet komedia “8 Femra”.
Më datë 1-2-3 mars do jetë komedia “Kopraci”.
Më datë 9-10 do të shfaqet “Kreditoret” me regji të Laert Vasilit.
Më 13-14-15-16-17 mars vjen “Testamenti i ri”.
NDërsa 2 javët e fundit të marsit trupa e Teatrit të Korçës do të jetë në Tiranë tek Turbina me “Kopraci” dhe “8 Femra”!
E plotë të ftuar do të ketë gjatë Kaba Festival 2.0.