Art & Kulturë

Rikthehen “Tre musketierët”. Ja ku!

Historia e rock-ut shqiptar nuk mund të konceptohet pa zërin, stilin dhe talentin e tre legjendave të muzikës moderne shqiptare. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda rikthehen më 4 Tetor në Amfiteatrin e Tiranës për të risjellë këngët hit të tyre, në një mbrëmje plot emocione e adrenalinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur entuziazmin e tij duke u shprehur se,”këtë herë, ”Tre Musketjerët” këndojnë atje ku nisi gjithçka! Legjendat kthehen tek Amfiteatri i Liqenit. Qindra emocione e këngë  që frymëzuan breza na presin më 4 Tetor”.

Të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre do shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit  tingujt  live të rock-ut,pasi repertori i koncertit do të jetë i larmishëm.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).