Një zëdhënëse për shtyp që dëshiron të bëhet kryetare, një prokurore që merr dhurata po kurrë para, një drejtor arsimi që ka mbaruar shkollën me pesa, të gjithë pjesë e një administrate të rrallë. Nga data 9 deri më 12 janar, artdashësit kryeqytetas do të kenë mundësinë të ndjekin në skenën e ArTurbinës, një nga veprat më të mëdha të shkrimtarit rus, Nikolaj Gogol.
Aktorët Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj do të sjellin në jetë personazhet për të mos u humbur në komedinë “Revizori” një nga veprat më të mëdha të Nikolaj Gogol dhe me regji të Driada Dervishit.
Gjithashtu në skenë ngjiten aktorët: Gentian Zeneli, Amos Zaharia, Adelina Muça, Xhejni Fama, Kastriot Shehi, Gjergj Doçi, Jaho Guma dhe Erjon Hodo.