Dokumentari që rrëfen jetën e piktorit shqiptar që u arratis nga komunizmi duke kapërcyer rrethimet elektrike, është shfaqur në “Queen’s World Film Festival”.
Për këtë dokumentar regjisori i tij, Bujar Alimani, ka marrë çmimin e ‘Regjia Më e Mirë e Filmit Dokumentar’. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Alimani nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
Në qendër të këtij dokumentari vendoset Zois Shuttie, i cili edhe pse u godit nga rojet kufitare dhe kaloi mbi rrethimet elektrike, arriti që të arratisej nga diktatura e Enver Hoxhës, për t’u vendosur më vonë në Evropën Lindore e SHBA.
Prodhuar nga producentët Damian Pervizi e Dritan Haxhia, edituar nga Sabir Kanaqi dhe me muzikën e kompozuar nga Fatrin Krajka dhe zërin nga Elvis Ikonomi.