Art & Kulturë

“Dieci Inverni” këtë javë shfaqet në Tiranë

Romanca italiane “Dieci Inverni” (10 Dimrat) vjen këtë të mërkurë në kryeqytet falë Institutit Italian të Kulturës.

Realizuar në vitin 2009 nga regjisori Italian Valerio Mieli, ky film bazohet në novelën me të njëjtën emër që është shkruar nga Mieli.

Silvestro dhe Kamila takohen rastësisht në Venecia: Aty do të nisi një histori epike dashurie që shpaloset gjatë 10 dimrave, teksa të dashur të rinj futen në jetën e tyre, por ata e gjejnë gjithmonë rrugën për t’u kthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Për këtë film, Mieli fitoi çmimin “David di Donatello” për Regjisorin më të mirë dhe “Nastro d’Argento” në të njëjtin kategori.

“Dieci Inverni” do të shfaqet më 28 mars, ora 19:00-21:00, tek biblioteka e Institutit Italian.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).