“MetroSounds – Përrallë Mesdheu” prezanton:
REDI HASA TRIO – Të shtunën, ora 20:00 në teatrin Metropol.
REDI HASA – Violinë
RACHELE ANDRIOLI – Vokal dhe Bateri
ROCCO NIGRO – Fizarmonikë
Rrënjët muzikore që lidhin dy brigjet e Mesdheut, ja kanë dalë që të tërheqin tinguj prej traditës së madhe të Ballkanit dhe Italisë së Jugut, për ti sjellë në forma më bashkëkohore në kohët e sotme.
Kjo Trio, e përbërë nga Redi Hasa, Rachele Andrioli dhe Rocco Nigro, sjell në jetë nëpërmjet një ndjeshmërie moderne, meloditë antike, këngë dhe fjalë që vijnë nga e kaluara dhe që kalojnë kufijtë e tyre, por pa lënë pas dore kontributin e tyre personal dhe origjinal.
Në Teatrin Metropol Redi Hasa do të jetë i shoqëruar nga vokalistja e mirënjohur Italiane e skenave ndërkombëtare, Rachele Andrioli, një zë me timbër të thellë e të pagabueshëm, me figurë rinore e prezencë skenike, e cila shëtit vokalin e saj duke filluar nga muzika tradicionale, në atë karakteristike të Salentos e deri në jazz-in francez. Udhëtimi I saj muzikor si performuese e producente ka prekur disa prej skenave të festivaleve më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.