Evropa tashmë ka arritur që të sfidojë kontinentin aziatik përsa i përket shtrenjtësisë së jetesës në qytetet e saj.
Një studim ka ekzaminuar qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në botë, duke krahasuar faktorët siç janë pagat e çmimet e më shumë se 150 sendeve, ku përfshihen buka, vera, cigaret, derivatet, etj.
Kostoja e jetesës së çdo qyteti renditet në krahasim me Nju Jorkun, i cili ka një rezultat indeksi prej 100 pikësh, ku një pikë më shumë do të thotë 1 për qind rritje në kostot e jetesës.

Ky quhet Indeksi i Kostos së Jetesës në Botë.
Kostoja e jetesës në Azi është duke u rritur shumë shpejt ku qytetet si Singapori, Hong Kongu dhe Seuli, në dy renditjet e fundit qytetet aziatike kanë dominuar.
Sidoqoftë, më poshtë e gjeni renditjen e top nëntë qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar.
- Singapor – 116 pikë
- Paris, Francë – 112 pikë
- Zyrih, Zvicër – 112 pikë
- Hong Kong – 111 pikë
- Oslo, Norvegji – 107 pikë
- Gjenevë, Zvicër – 106 pikë
- Seul, Kore e Jugut – 106 pikë
- Kopenhagen, Danimarkë – 105 pikë
- Tel Aviv, Izrael – 103 pikë