Qendra Kulturore dhe Filozofike ”Akropoli i Ri” zhvillon takimin e radhës së Klubit të Librit, ditën Diel, në datën 03.12.2017 në orën 18:30. Libri që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Qeni Moasi”, një roman filozofik i shkruar nga filozofi argjentinas Jorge. A. Livraga por dhe nga librat më të shitura të Panairit të Librit që sapo mbaroi.
Ky libër na bën pjesë të një ëndrre për një botë më njerëzore dhe më natyrale, në të cilën pyetjet e mëdha ekzistenciale do të mund të gjejnë përgjigje. Qeni Moasi është një roman i bukur, romantik me qasje filozofike dhe socialpolitike. Moasi udhëton nëpër botë, vjen në kontakt me kultura të ndryshme dhe i respekton ato duke i vëzhguar nga këndvështrimi i tij i pastër dhe hetues. Vepra gjithashtu na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet, duke na treguar idealizmin e një “qeni-njeri”, të çliruar nga paragjykimet dhe të mbushur me inteligjencë dhe ndjeshmëri.
Nëse jeni të interesuar duhet të paraqiteni pranë Qendrës tonë, ditën e Diel, në datën 03.12.2017 në orën 18:30.