Në qytetin e Astit, në veri të Italisë, është ndërtuar një qendër shqiptare e kulturës. E pagëzuar me emrin e aktores së madhe Margarita Xhepa, kjo qendër synon ruajtjen e traditës, kulturës dhe historisë, jo vetëm përmes kurseve të gjuhës shqipe por edhe veglave muzikore tradicionale shqiptare.
8 mësues do të drejtojnë në këtë qendër vullnetarisht, me kurse të ndara në katër nivele që do të ofrojnë gjuhë, histori, kulturë e traditë shqiptare. Synimi është ruajtja e tyre tek të rinjtë dhe të vegjlit, të lindur e të rritur në Itali.