Association of Psychosocial Rehabilitation Albania në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik Tiranë, Urdhrin e Psikologëve, Universitetin e Mjekësisë, Shoqatën Shqiptare të Psikiatrisë dhe Albanian University, ka nderin të shpallë organizimin e Konferencës së parë Ndërkombëtare “Psikologjia e Shëndetit, midis sfidave të Zhvillimit dhe Realitetit”. Kjo konferencë do të mbahet në datën 06 Dhjetor 2017.
Konferenca është në proces akreditimi në QKEV.
Regjistrimet janë të hapura për profesionistët e shëndetësisë (mjeke, infermierë etj) psikologë, punonjës sociale.