Art & Kulturë

Protesto, pedalo për Tokën për Tiranën

Tirana jonë e bukur po rënkon, i merret fryma. Në kapilarët e saj qarkullon sasi e madhe helmesh toksike nga mijra makina. Tensioni arterial i saj është në ekstrem i larte nga pallatet e larta, qe shtohen si kerpudhat pas shiut. Gjymtyret e saj po atrofizohen. Trajtimi i sëmudjes së saj kerkon një ndërhyrje radikale. Trupi i saj nuk pranon më të haj beton. Terapia e hapjes se kapilarëve të bicikletave duket e suksesshme, por rrezikohet të dështoj nëse në to nuk qarkullon oksigjeni. Oksigjeni i cliruar nga pemët e mbjella nga Bashkia nuk ndihmon.

Ne jemi oksigjeni që do vërshojmë në trupin e Tiranës në 22 Prill, në ditët Botrore të Tokës, që do ti japim gjallëri kësaj cope të Tokës që quhet Tiranë.
Në orën 16:30 nis pedalimi nga të gjitha pikat hyrëse të Tiranës dhe në 17:00 grumbullohemi të gjithë tek sheshi Skenderbej. Kush është në punë del nga puna dhe drejtohet tek sheshi. Kush është në auditor e lë ate e i bashkohet pedaluesve në Sheshin Skënderbej për tu bërë 1 mijë, 2, 3… mijë. Pedalues që do ti bashkohen Tiranës nga Durrësi, Elbasani, Shkodra etj, do të ishin një gëzim i madh për kryeqytetin.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).