Art & Kulturë

Promovimi i Romanit Alkimisti

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri promovon Romanin ”Alkimisti” ditën e Mërkurë, më 28 Qershor në orën 19:00 tek ambientet e “Qendrës Rinore Tiranë”.

Në vepër tregohet aventura më fantastike që një njeri mund të përshkojë: një udhëtim që i bën të mundur Heroit të librit, njohjen e vetes. Pablo Simoni përshkon një udhëtim nëpër qytetërimet e lashta gjatë kohës së inkuizicionit në kërkim të trashëgimisë së traditës. Përgjatë udhëtimeve të tij takon mësuesin e tij në Indi, Xhordano Brunon. Së bashku vizitojnë Egjiptin dhe kthehen në Europë për të shpërndarë dijen midis njerëzve.

Të interesuarit për të patur në duart e tyre librin “Alkimisti”, duhet të paraqiteni pranë Qendrës Rinore Tiranë, ditën e Mërkurë, më datë 28.06.2017 në orën 19:00.

Pjesëmarrja është falas.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).