Art & Kulturë

Programi “Të njohim jetën dhe veprën e motrave “Qiriazi””

Kolegji Universitar “Qiriazi” në bashkëpunim me Institutin Amerikan Qiriazi dhe Student Economic Forum, kanë nisur tashmë një fushatë promovuese dhe ndricuese, për jetën, veprën dhe kontributin e motrave “Qiriazi”, në arsimin kombëtar shqiptar.

Kolegji Universitar “Qiriazi”, duke i konsideruar të rinjtë si ambasadorët më të mire të promovimit, të vlerave të spikatura të historisë së arsimit tonë kombëtar, nëpërmjet programit “Të njohim jetën dhe veprën e motrave Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, lançon për here të pare thirrjen për të rinjtë nga mosha 17 vjeç deri në moshën 26 vjeç, se si ata mund të kontribojnë për promovimin dhe njohjen e shoqërisë mbarë shqiptare dhe më gjërë mbi jetën dhe veprën e motrave “Qiriazi”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).