Programi kompjuterik që zbulon se kur do të vdesë një pacient

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Stanford në Amerikë kanë zhvilluar një program kompjuterik, ku sipas tyre, mund të parashikojë vdekjen e një pacienti.

Ky program përdor inteligjencën artificiale dhe efektshmëria e tij ështe testuar mbi 160.000 pacientë me sëmundje të rënda. Sipas studiuesëve, niveli i saktësisë së këtij programi arrin deri në 90%.

Ai funksionon duke parë dosjen mjekësore të secilit pacient, ku përfshihen diagnoza e dhënë, barnat që po i jepen dhe operacionet që mund t’i jetë nënshtruar e më pas arrin në rezultatin përfundimtar.

Numri i të dhënave që mblidhen nga ky program na lejon neve që të bëjmë një skicë parashikuese mbi kauzat e vdekjes së një personi.”-, ka deklaruar Anand Avati, një prej pjestarëve të këtij grupi shkencëtarësh.

Ndërkohë, studiuesët janë shprehur se do të shtojnë edhe disa informacione e detaje të tjera që ky program duhet të thithi nga çdo pacient, para se të fillojë të shërbejë në ndihmë të spitaleve e doktorëve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).