Në Fakultetin Filozofik u hap ekspozita ”Prishtina në 77 pamje”, ku janë prezantuar kryesisht në teknikën bardh e zi, të cilat janë realizuar gjatë 100 viteve të fundit në kryeqytetin e Kosovës.
Kjo ekspozitë është prezantuar nga Labinot Konushevci, kurse vetë autori i kësaj ekëspozite ka shkruar se një shoqëri që e përjetoi ekskomunikimin, ideologjizimin dhe indoktrinimin nga regjimet serbe dhe jugosllave, të cilat ndërtuan gjykimin se historia fillon me ta dhe vetëm sipas modelit të tyre, bartë pasoja afatgjate.