Aleksandër Zviagincev – jurist i njohur, shkrimtar, regjisor rus, ish-zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Rusisë, aktualisht mban postin e zëvendëspresidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve.
“Në jetë të jetëve” është një version artistik tërheqës i ngjarjeve historike të zhvilluara para më shumë se 70 vitesh. Procesi i Nurenbergut është gjyqi ndërkombëtar i ish-drejtuesve të Gjermanisë së Hitlerit.
“Në jetë të jetëve” është libri i parë i autorit të përkthyer në gjuhën shqipe. Në aktivitetin do të marrë pjesë edhe autori i librit. Ne mezi po presim një bisedë interesante me pyetjet tuaja!
Hyrja e lirë.