Ekspozita “Me sytë nga Europa” nën kurimin e Gabi Scardit sjell histori familjare edhe ndryshime të tjera në vende të thella të Veriut edhe Jugut të Shqipërisë, të Saksonisë-Anhalt, në Polezi të Bjellorusi dhe zonës ku gjenden minierat e qymyrit të Sardenjës.
Janë rreth 80 fotografi të ekspozuara, të cilat sjellin jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në këto zona, objektet, arkitekturën edhe peizazhet.
Ekspozita pas datës 18 tetor do të udhëtojë për në Minsk.