Si të gatuani presh që t’i pëlqejë të gjithëve?
Përbërësit:
- 6 presh
- 2 lugë vaj ulliri e.v
- 30 gr pançetë derri
- piper
- majdanoz
- kripë
Përgatitja:
- Prisni preshtë në rrathë me trashësi 2 cm dhe skuqini në një tigan të madh bashkë me dy lugë vaj ulliri dhe pançetën.
- Lërini të skuqen për 5 minuta duke i rrotulluar shpesh në mënyrë që të marrin ngjyrë ta artë. Shtojuni kripë, piper, majdanoz të grirë dhe gjysmë gote ujë të ngrohtë. Gatuajini për 20 minuta duke i përzier shpesh. Shërbejini të ngrohtë.