Prapaskena e Fatit” – komedi muzikore e stilit One Man Show, shkruar dhe interpretuar nga aktori Herion Mustafaraj në New York ku dhe u shfaq si premierë. Komedia ka në qendër Xha Rifatin, një emigrant shqiptar që punon në prapaskenat e Broadëay-t si teknik pianosh.
Përmes monologjeve komike të personazhit pasqyrohet jeta dhe ëndrrat e emigrantëve, problemet sociale, kulturore si dhe përballja me sfidat e jetës. Xha Rifati kthehet në skenë në një djalë të ri duke plotësuar ëndrrën për t’u bërë edhe aktor gjithashtu.
Mesazhi “Nuk ekziston një dështak që provon” është sfida e tij ndaj sakrificave njerëzore për një jetë më të mirë.
*Biletat e shitura për datën 16 janë të vlefshme dhe për datën e zhvillimit të aktivitetit, 19 Maj.