Shfaqja më e re për fëmijët “Piratët”, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë fundjavë.
A nuk është ëndrra e çdo fëmije që të ketë një aventurë si një pirat i vërtetë? Nga regjisori Ledian Gjeçi, në këtë shfaqje do të interpretojnë aktorët Xhuliano Brisku, Donald Shehu, Alba Shtembari, Françeska Hysi dhe Dajana Nenaj.
“Piratët” do të shfaqet të shtunën dhe të dielën, ora 10:30.