Art & Kulturë

Cilësia e jetesës për 2018, Tirana mbetet e fundit në Ballkan

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, kryeqyteti i vendit tonë është renditur në vendin 179 nga  231 qytete në botë për cilësinë e jetesës dhe duke u krahasuar me vendet e Ballkanit, ne jemi të renditur të fundit, pasi kemi cilësinë më të ulët të jetesës për vitin 2018.

Në këtë raport të hartuar nga kompania këshilluese Mercer është bërë renditja e të gjitha vendeve duke u bazuar në 13 kritere të ndryshme. Në vendin e parë është renditur Vjena me cilësinë më të mirë të jetesës, ndërsa në vend të dytë është Zyrihu në Zvicër.

Mercer ka marrë në studim 231 qytete të mëdha të gjithë botës, renditja e të cilave bëhet sipas këtyre kritereve: përkujdesja shëndetësore, oferta e trafikut, pastërtia e ajrit, siguria, stabiliteti politik etj. Në të gjitha këto kritere, Tirana renditet ndër kryeqytetet më të këqija duke u krahasuar me vendet fqinje.

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarëbotërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”. Raportet individuale sigurohen për çdo qytet të vrojtuar indekset krahasuese të cilësisë së jetesës ndërmjet qytetit bazë dhe qytetit mikpritës janë në dispozicion, sikundër janë krahasimet me shumë qytete. Kushtet e jetesës janë analizuar në bazë të 39 faktorëve, grupuar në 10 kategori:

-mjedisi politik dhe shoqëror (stabiliteti politik, krimi, zbatimi i ligjit, etj.)

-mjedisi ekonomik (rregulloret e këmbimit të monedhës, shërbimet bankare)

-mjedisi socio-kulturor (disponueshmëria e medias dhe censura, kufizimet në lirinë personale)

-shërbimi mjekësor dhe shëndetësor (furnizimet mjekësore dhe shërbimet, sëmundjet ngjitëse, kanalizimi, hedhja e mbeturinave, ndotja e ajrit, etj.)

-shkollat dhe arsimi (standardet dhe disponueshmëria e shkollave ndërkombëtare)

-shërbimet publike dhe transporti (energjia elektrike, uji, transporti publik, bllokimet e trafikut, etj.)

-vendet për argëtim (restorante, teatro, kinema, qendra sportive dhe të kohës së lirë, etj.)

-mallrat e konsumit (disponueshmëria e artikujve ushqimorë/ artikuj të konsumit të përditshëm, makina, etj.)

-strehimi (strehimi me qira, pajisje shtëpiake, mobilie, shërbimet e mirëmbajtjes)

-mjedisi natyror (klima, regjistrime të fatkeqësive natyrore)./Burimi:Monitor

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).