Dr. Susan Blum, në librin “Plani Shërues i Sistemit të Imunitetit”, ka bërë të ditura shenjat e pazakonta, që tregojnë se keni mungesë vitaminash dhe çfarë duhet të bëni, që të përmbushni vitaminat e nevojshme.
“Me ngrënien e ushqimeve të gatshme, nuk është çudi që në ditët e sotme, të gjithë të kemi mungesë vitaminash, qoftë nga mungesa e ngrënies së tyre, apo edhe mungesa e tretjes si duhet”, ka shkruar Dr. Blum.
Sinjali i parë i trupit: Të çara në skajet e gojës
Mungesa: Hekur, zink dhe vitaminë B, si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Kjo zakonisht u ndodh vegjetarianëve.
Shërimi: Hani më shumë mish shpendësh, salmon, tuna, vezë, midhje, domate të thara në diell, gjethe zvicerane, susam, kikirik dhe bishtaja.
Sinjali i dytë i trupit: Njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh
Mungesa: Biotin (B7), e njohur si vitamina për flokë. Kur trupi juaj mbledh vitamina që vijnë nga yndyrat (A, D, E, K), nuk mbledh vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Kjo zakonisht ndodh te bodybuilder-ët.
Shërimi: Kërkoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e liron avidinën) salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, arra, mjedra dhe banane.
Sinjali i tretë i trupit: Xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, posaçërisht në faqe, duar, kofshë dhe ije
Mungesa: Acide esenciale yndyrore dhe vitamina A & D.
Shërimi: Shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësojini me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni te shtimi i sardeleve dhe salmonit, arrave dhe farave të lirit. Për vitaminën A, kërkoni për fletë të gjelbra, si dhe perime me ngjyrë si karrota dhe specat.
Sinjali i katërt i trupit: Ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera
Mungesa: Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.
Shërimi: Kërkoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktopod, midhje, molusqe dhe mish shpendësh.
Sinjali i pestë i trupit: Dhimbje të çmendura muskujsh, si therje me thikë në gishta të këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës
Mungesa: Magnez, kalcium dhe kalium.
Shërimi: Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla, grejpfrut, brokoli, gjethe të gjelbra, si spinaq dhe luleradhiqe.