PËRKUSHTIMI është tema e muajit maj e CreativeMornings.
PËRKUSHTIMI është një premtim për të treguar nëse ke një ditë të mirë apo të keqe.
Është një sjellje dhe botëkuptim, që nënkupton qëndrimin e një profesionisti. Është të thuash PO me gjithë zemër.
Një jetë kreative është ndërtuar mbi PËRKUSHTIMIN që ju keni ndaj projekteve dhe njerëzve. Është si një akt i vërtetë besimi. Por a nuk është kjo vetë esenca e drejtimit të një jete kreative?
Në 180+ qytete nga 65 vende të botës do të flitet rreth kësaj teme e në Tiranë do të jetë Arjeta Dhima, aktore, regjisore, që do të ndajë me ne eksperiencën e vet kreative e të përkushtuar ndaj artit e fëmijëve me studion e vet, IAct Albania.
Arjeta është ventrilokuistja e parë shqiptare (aktron e komunikon me gojën mbyllur) e kjo do ta bëjë special eventin e të premtes, datë 18 maj, ora 9:30 te UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE.