Art & Kulturë

Përdorues të Android kujdes: Këto aplikacione po ju vjedhin!

Punonjësit e sigurisë kibernetikekanë njoftuar të gjithë përdoruesit e Android që të mos shkarkojnë më aplikacionet e elektrikëve (torch) dhe disa lojëra, për shkak se po u vjedhin para nga llogaritë e tyre.

Këto programe inflirtrojnë aplikacionet e bankës që ndodhen në celularin tuaj, duke ju marrë të dhënat që shkruani dhe më pas duke tërhequr paratë prej llogarisë tuaj.

Ekspertë nga Avast, ESET dhe SfyLab i kanë quajtur këto app ‘BankBot’ dhe shprehen se askush nuk duhet të shkarkoj nga Play Store programe që kanëvlerësime të dobta dhe një numër të ulët shkarkimesh.

Lamp for DarkNess, Tornado FlashLight , Sea FlashLight, si edhe një lojë Solitare, ishin disa prej aplikacioneve që u evidentuan në muajin tetor si shkaktaret e këtyre vjedhjeve.

Ndërkaq, Google ka fshirë nga Play Store me qindra programe që u cilësuan si të rrezikshme për sigurinë personale, por kujdesi ndaj tyre duhet të vazhdoj të jetë i lartë, pasi çdo ditë krijohen aplikacione të reja të dëmshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).