Dje, Associated Press deklaroi se libri i Hillary Clinton “Çfarë ndodhi – historia e zgjedhjeve” ka shitur plot 300,000 koje në platfromat e ndryshme të shitjes gjatë një jave, nga dita e daljes në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri shiti 168,000 kopje të printuara, numri më i madh i librave jo të trilluar në pesë vjet, ndërsa pjesa tjetër i përkisnin shitjeve në versionin e-book. “Çfarë ndodhi” është gjithashtu numri një në listën e librave më të shitur dhe të lexuar të amazon.com si dhe mban një vlerësim me 5 yje.
Këto shifra janë në fakt një përgjigje shumë e qartë e të gjithë kundërshtarëve të Hillary të cilët, më herët gjatë këtij muaji, e këshillonin atë të “largohej” apo “ta mbyllte gojën.” Por, mesa duket, njerëzit kanë folur qartë dhe ata duan të dëgjojnë më shpesh nga ajo.
Megjithatë, kjo nuk është më e mira që ish-zëvendës Sekretarja e Shtetit ka arritur. Duke iu referuar sërish Associated Press, performanca më e mirë i takon librit “Historia e Jetës”, i botuar në vitin 2003, i cili shiti 600,000 kopje gjatë javës së parë të botimit dhe mbi 1 milion gjatë muajit të parë.
“Çfarë ndodhi” do i duhet kohë të arrijë para-ardhësit e tij, por, pa diskutim, që ka një fillim shumë të mbarë!