Art & Kulturë

Pedalo për jetën

‘Dita e Shëndetit të Gjirit’ (#BHD) është një fushatë e ‘Koalicionit Evropian Të Kancerit të Gjirit-Europa Donna’. Kjo nismë ka si qëllim të inkurajojë vajzat dhe gratë të bëjnë zgjidhjen e duhur për një jetesë sa më të shëndetshme dhe të rrisim ndërgjegjësimin për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit.

Europa Donna Albania organizon të dielën me 13 Tetor në orën 10:00 tek ‘Liqeni Artificial i Tiranës’ aktivitetin “Pedalo për jetën” .

Të rinj dhe të reja, vajza dhe gra, djem e bashkëshortë, do të mblidhen për të pedaluar me biçikleta për disa minuta në natyrë. Do të diskutojmë për jetesën e shëndetshme dhe se sa ndikon kjo në shëndetin e gjirit si dhe do shpërndajmë informacion për të pranishmit dhe qytetarët që kanë interes.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).