Biçikleta është një prej mjeteve që nxisin jetesën e shëndetshme dhe lëvizjen pa kosto mjedisore dhe ekonomike.
Grupimi “Bicycle Durrës” do të zhvilloj një pedalim me karakter ndërgjegjësues për përdorimin e biçikletës, duke promovuar një mënyrë të shëndetshme të të jetuarit.
Le të pedalojmë së bashku! Bashkohuni me ne, merrni edhe miqtë tuaj!
Nisja do të bëhet në orën 10:30, përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Itinerari i aktivitetit:
Nisja bëhet nga sheshi përpara teatrit “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Epidamn” – Currila vajtje/ardhje – Rruga “Egnatia” – Rruga “Hafiz Podgorica (lagjia nr.4) – Bulevardi “Dyrrah” (kryqëzimi i “Valutës”) – Pallati i Sportit – Rruga “Mujo Ulqinaku” (drejt kryqëzimit të stadiumit) – Rruga “Hysen Kërtusha”– rruga “Aleksandër Goga (drejt Mauzoleumit të Dëshmorëve) – Kryqëzimi i sheshit “Pranvera” – Bulevardi Dyrrah – përfundimi i pedalimit përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”.
