Art & Kulturë

“Pak Pakt” rikthehet në Teatrin Eksperimental më 13 prill

13 Prill, 19:00, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Sphahivogli”

Komedia e zezë “Pak Pakt” me regji dhe skenar nga Ledjan Gjeçi, rikthehet në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Sphahivogli” më 13 prill.

“Pak Pakt” është fitues i çmimit të parë në zhanrin dramaturgji nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për vitin 2021. Ky projekt trajton dramën e ikjes së rinisë, e braktisjes së vendit për një jetë më të mirë.

Në role: Ermir Hoxha, Xhuliano Brisku, Mehmet Xhelili, Ledjon Zoi, Erjon Hinaj, Gëzim Rudi, Alba Shtëmbari dhe Margent Caushi

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).