Projekti gjigant që hap sezonin e ri operistik në TKOB, është opera “Carmen”.
Kjo shfaqje ndërthur ekselencën shqiptare në botë me emra të mëdhenj të muzikës operistike shqiptare. “Carmen” vjen me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero.
Mjeshtri Gheorghe Iancu do të jetë koreografi i trupës së baletit të TKOB. Ai sot ka mbërritur në Tiranë që t’i bashkohet stafit të operës “Carmen”. Inacu për dy vite radhazi nga viti 2008 drejtoi trupën e baletit të Operas Shtetërore të Bukureshtit.
Kjo shfaqje gjigante, vjen më 30 janar në Pallatin e Kongreseve, ora 19:00. Pas premierës shfaqjet pasojnë më 31 janar, 1, 2 dhe 3 shkurt.