Një zjarr i madh përfshiu të hënën në mbrëmje Katedralen e famshme Notre Dame de Paris.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet punimet për rinovimin e saj.
Maja e ndërtesës gotike 850-vjeçare u shemb dhe plot dëme të tjera ka pasur. Por Presidenti Macron ka premtuar se do ta rindërtojë Katedralen e famshme.
“Jam i pikëlluar sonte që shoh këtë pjesë tonën të digjet. Por do ta rindërtojmë”, tha Macron.
Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri thirrje urgjente për fonde, për ta rinovuar katedralen.
Atë e vizitojnë çdo vit miliona njerëz.
Zyra e Prokurorit të Parisit tha se ka hapur një hetim mbi incidentin.