Është momenti për të shijuar disa njoki fantastike me pana dhe proshutë të tymosur.
Përbërësit
50 gr gjalpë
200 gr proshutë e tymosur (speck, e prerë hollë)
1 kuti pana (“Granarolo”)
150 gr djathë parmixhano (“Granarolo”)
1 lugë gjelle kripë
1 pako pasta (Njoki nga “Divella”)
Përgatitja
1. Në një tigan skuqni proshutën e tymosur me gjalpë. Shtoni panën dhe sipër i grini djathin parmixhano. Trazojeni mirë.
2. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni kripën dhe vendosni për të zierë njokit.
3. Pasi të jenë gati ia shtoni tiganit me pana. I trazoni mirë dhe në fund i servirni të ngrohta.
4. Sipër i grini djathë parmixhano sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!