Art & Kulturë

Njoftim për audicion në TKOB

Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë: Për realizimin e kalendarit artistik për periudhën Shtator- Dhjetor 2017 të TKOBAP do të mbahet audicion në datën 06.09.2017 për koriste shtesë për zërat: Soprano, mezzosoprano, tenore, bass/baritone. Audicioni do të zhvillohet tek Salla e Korit në ndertesën e Alba Film në orën 14:00. Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këto projekte artistike duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të institucionit deri në datën 03.09.2017 ora 11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrimin si me poshtë vijon: Kriteret e pergjithshme(dokumentacioni) 1.Curriculum Vitae 2.Fotokopje e dokumentit te identitetit Programi Artistik : 1.Shtrirja Vokale ( Vokalise) 2.Dy arie të përzgjedhura nga vetë kandidati. 3.Peshkatarët e Perlave/ Acte I – Introduction ( A) Choeur Pjesmarrësit që do të vlerësohen me pikë maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit në projektet e sezonit Shtator – Dhjetor 2017. Suksese

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).