Art & Kulturë

Njihuni me karakteristikat e telefonit më të ri, Samsung Galaxy A8

Smartphone më i ri nga kompania e madhe, Samsung Galaxy S8, tashmë është lançuar edhe në tregun evropian.

Si fillim ai u publikua në Korenë e Jugut dhe në Indi dhe vazhdoi më vonë të shpërndahet në Evropë. Telefoni është në dispozicion në tre ngjyra, ari, gri dhe të zezë dhe ka një çmim prej 499 euro.

Samsung Galaxy A8 2018 vjen me një ekran Super AMOLED 5.6 inç, që ka një rezolucion FHD + të 2220 x 1080 piksel. Gjithashtu, ky smartphone vjen edhe me një proçesor Core Eyxnos 7885 octa core dhe 4GB RAM.

Përdoruesit kanë mundësi të zgjedhin versionin me memorie 32GB ose 64GB dhe modeli i ri i telefonit të Samsung, ka zhvilluar më së miri kualitetin e kamerave të tij. Në pjesën e përparme të tij ekzistojnë dy kamera, njëra ka një sensor 16 megapiksel dhe një sensor tjetër me 8 megapikselë.

Në anën e pasme të pajisjes ekziston një kamerë prej 16 megapiksel për foto dhe video. A8 vjen me një bateri prej 3000 mAh dhe një vlerësim IP68 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit.

Galaxy A8(2018) vendos një standard të ri për të patur një eksperiencë të pandërprerë dhe të mrekullueshme të shikimit, si dhe përdor kartat microSD, duke zgjeruar kapacitetin e ruajtjes deri në 256GB dhe është e para pajisje në serinë A që përdor Gear VR të Samsung.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).