Art & Kulturë

Njihuni me Albana Ejupin, finaliste në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Poloni

Albana Ejupi, Piktorja e re nga Kosova është kualifikuar në listën e finalistëve të “Konkursit të 3të Ndërkombëtar të Pikturës”, që do të mbahet në Poloni.

Për të qenë pjesë e listës së finalistëve, puna e Albana Ejupit ka kaluar në tri etapat të vlerësimit.

“The 3rd International Painting Competition” Poloni (Misioni i Konkursit Ndërkombëtar të Pikturës) ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e punës se piktorëve të talentuar nga Polonia dhe nga kontinenti.

Ky konkurs këtë vit arriti të mbledhë gjithsej 586 aplikues, ku nga ta në fazën e dytë kaluan 54 artistë, për të vazhduar në rundin final me emrat e 24 artistëve finalist.

Ekspozita e parë do të paraqitet në galerinë “Galeria przy Kozach Służeëskiego Do-mu Kultury “, më 9 mars 2018 deri më 4 prill. Ekspozita e dytë do të paraqitet në Galerinë e Pikturës së Akademisë së Arteve të Bukura (ASP) në Krakov.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).