Jo çdo shtet ka të njëjtat ligje dhe ky fakt dihet nga të gjithë. Mëposhtë po ju rendisim 10 ligjet më të çuditshme në mbarë botën.
- Është e jashtëligjshme shitja ose dhënia e alkoolit një personi të dehur në Alaskë dhe është e jashtëligjshme të lejosh që një person i dehur të hyjë në një bar.
- Në Francë është e jashtëligjshme të lëvizësh pa testuesin tënd të alkoolit, edhe nëse je turist. Megjithatë, që nga viti 2013, gjoba për thyerjen e ligjit ($14) është hequr.
- Kulla Eifel është një nga monumentet më të fotografuara në botë, por pak e dinë se është e paligjshme që t’i bëjnë fotografi asaj gjatë natës. Ndërkohë që e drejta e autorit të Kullës Eiffel skadoi në vitin 1993, dritat e natës u shtuan në vitin 1985, që do të thotë se ajo ende mbrohet nën ligjet e Francës për të drejtën e autorit.
- Në vitin 2008, Japonia kaloi “Metabo Laë” për të mbajtur peshat e qytetarëve të saj nën kontroll. Sipas ligjit, kompanitë dhe qeveritë locale duhet të matin çdo vit mesin e punëtorëve japonezë dhe qytetarëve që janë midis 40 dhe 74 vjeç. Kufiri i belit për burrat është 33.5 inç, ndërsa për femrat është 35.4 inç.
- Në vitin 2014, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, ndaluan të brendshmetqë përmbanin më pak se 6% pambuk.
- Ligji danez mbi emrat personalë, i ndalon prindërit të emërojnë fëmijët e tyre me diçka që nënkupton ofendim. Prindërit ose zgjedhin një emër nga një listë e miratuar ose kërkojnë miratimin e emrit nga qeveria.
7. Është e jashtëligjshme që njerëzit e pamartuar të kenë marrëdhënie seksuale në Massachusetts, Virxhinia, Gjeorgji, Idaho, Misisipi, Karolina e Veriut, Utah dhe Karolina e Jugut.
8. Murgjit kinezë që dëshirojnë të kthehen nga vdekja duhet të marrin miratimin e shtetit për rimishërimin e tyre. Ky aprovim pritet të jetë i nevojshëm në mënyrë që bashkimi kombëtar dhe solidariteti i grupeve të ndryshme etnike në vend të mund të ruhen, si dhe të zvogëlohen murgjit mashtrues dhe fitimprurës.
9. Është e jashtëligjshme shitja, importimi, reklamimi dhe përdorimi i karrocave per fëmijë në Kanada, ku ato konsiderohen të pasigurta.
10. Në Mbretërinë e Bashkuar, është e jashtëligjshme që një person të mbajë salmon nën “rrethana të dyshimta”.