Tek Discobox, të shtunën do të jetë i ftuar special Aril Brikha, një prej liderve të muzikës tekno në botë. Ai është nominuar për “Albumin më të mirë për të kërcyer” në Galanë Kombëtare të Radios Suedeze “Gold”.
Ai tashmë do të vijë në Shqipëri për të performuar hitet më të mira të kësaj rryme muzikore.
Ndja, të gjithë adhuruesit e kësaj rryme muzikore nuk duhet ta humbasin këtë event, i cili vjen më 28 prill, prej orës 23:55 deri në orët e para të mëngjesit.