Më 3 mars, fëmijët festojnë të gjithë tok festën e mësuesit dhe të nënës tek Parku i Madh i Liqenit të Tiranës.
Përgjatë gjithë këtij eventi, vogëlushët do të dëfrehen nën morinë e aktiviteteve të ndryshme të përgatitura, ku do të ketë këngë, kërcim, vizatime nga piktorë të vegjël, e shumë të tjera.
Një prej pikave më të rëndësishme të këtij eventi do të jetë koncerti poetik, ku fëmijët do të recitojnë pjesë nga letërsia botërore e shqiptare kushtuar mësuesëve dhe nënave të tyre!
Gjithashtu, si pjesë e kësaj feste do të mbillen edhe drunjë që janë dhuratë nga fëmijët për nënat e mësuesit.
Përgatituni për një ditë plot argëtim, që starton më 3 mars,ora 11:00.