Një shqiptare në mes të emigrantëve që qëndrojnë në bibliotekën e New York

Rreth 12 milionë emigrantë kanë kaluar nëpërmjet ishullit Ellis në Amerikë, i cili u bë pjesë e Monumentit Kombëtar të Statujës së Lirisë në vitin 1965.

Në vitin 1990 në këtë ishull u ndërtua një muze emigracioni, i cili pasqyron fotot e miliona emigrantëve, të shkrepura ndër vite, ku disa janë më shumë se 100 vjeçare.

Në mesin e këtyre fotografike antike, është gjendur edhe fotoja e një gruaje shqiptare.

Një grua shqiptare që ka ardhur në Ishullin Ellis nga Italia – 1905. Kjo grua mban të veshur kostumin e saj kombëtar. Ndonjëherë ishulli duket si një festë me kostume ballosh, që pasqyrohen nga kostume shumëngjyrëshe të kombeve të ndryshme”, thuhet në përshkrimin që shoqëron fotografinë.

Më shumë se 180 mijë fotografi janë dixhitalizuar kohët e fundit, që dikur kanë qenë pjesë e librarisë. Është identifikuar se gjysma e të gjithë amerikanëve mund të gjurmojnë prejardhjen e tyre në të paktën një person që erdhi përmes ishulli Ellis. Fotografitë janë bërë nga Lewis W. Hine (1974-1940).

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).