Më 3 prill bëhet promovimi i libri “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, në librarinë “Dukagjini”. Në këtë libër zbardhet jetën e një njeriu të zakonshëm por që jetoi historinë më të jashtëzakonshme të shqiptarëve në shekullin XX.
Ky është libri i parë i Bashmir Xhemajt. Ai është një figurë aktive në jetën publike në Kosovë. Gazetar për shumë vjet në televizion, ku ka mbuluar kryesisht politikën. Xhemaj ka studiuar komunikimin politik në Universitetin e Sheffield-it, dega në Selanik. Që nga viti 2014 punon si këshilltar për Qeverinë e Kosovës, fillimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme.