Galeria e Ministrisë së Kulturës në Kosovë, më 22 mars me fillim nga ora 19:00 hapë ekspozitën “Një jetë bardhë e zi” të autorit Avni Pantina, shkruan KultPlus.
Ekspozita përmban një set të fotografive bardh e zi që autori i ka realizuar në Somali të Afrikës. Karakteret e kapura nga syri i aparatit të Avni Pantinës paraqesin një popull të vuajtur dhe në varfëri të skajshme, mirëpo me një kulturë shumë fisnike dhe dinjitoze.
![]()
Avni Pantina lindi më 1987 në Klinë. Studimet e larta i ka mbaruar në Kosovë, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërkaq është kandidat për PhD në Universitetin “Hacettepe” të Turqisë. Deri më tani, z. Avni Pantina ka realizuar pesëmbëdhjetë ekspozita, prej të cilave shtatë në Turqi, një në Somali dhe të tjerat në Kosovë.
Kjo është ekspozita e tij e parë personale. Ky projekt drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është Burim Myftiu.